Në Teksas të SHBA-së është regjistruar një ngjarje tragjike, ku një 15-vjeçar ka vrarë familjen e tij. Adoleshenti vrau babain, nënën dhe motrën, teksa më pas edhe është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë u zbulua nga fotot që kishte postuar në rrjetet sociale pas krimit. 15-vjeçari krahas fotove paralajmëronte se do të bënte të njëjtën gjë sapo të shkonte në shkollë. Në një përballje me forcat e policisë, adoleshenti ka vrarë veten.