Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj e ka vështirësuar punën e hetuesve në zbardhjen e ngjarjeve të tilla përgjatë fushatës zgjedhore.

Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të rithemelimit në Vaun e Dejës. Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike.

Demokratët e deklaruan se ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi ai kishte deklaruar që nuk do mbështeste socialistin Pjerin Ndreu, por kandidatin e bashkë fitojmë Pashk Gjoni. Por akuzuat u hodhën poshtë nga kampi kundërshtar.

Pas ekzekutimit të Nikulajt sërish hetimet kanë mbetur në vend pasi autori i maskuar mirë dhe në respektim të rregullave të qarkullimit rrugor u pikas deri në zonën e Gjadrit. Krahas sekuestrimit të dhjetëra kamerave të sigurisë kësaj here nuk gjetën asnjë mjet të djegur.

Pavarësisht se në ngjarje të tilla në sitë kalohen dhe problemet apo konfliktet personale siç është Historia e gjakmarrjes mes fisit Palaj dhe Nikulaj sërish policia nuk ka mundur të bëjë një lidhje të drejtpërdrejtë pasi anëtarë të fisit Palaj janë larguar prej vitesh nga Shqipëria.

Por fokusimit në një pistë hetuesve u duhet të verifikojnë dhe aktivitetin politik të viktimave e në një kohë që Vaun e Dejës e në Shëngjin ka krime të tilla zbardhja e tyre bëhet akoma më e vështirë.