Autori i dyshuar për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi është vetëdorëzuar në polici. Policia bën të ditur se 18-vjeçari Axel Hoxhaj u dorëzua pas negociatave të vazhdueshme me familjarët e tij.

Kujtojmë se adoleshenti,  në bashkëpunim me 18-vjeçarin Ensi Maze goditën me thikë Toshkëzin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.

Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.