Sipas informacioneve të fundit që shfaqen në Arabinë Saudite, vendi i Lindjes së Mesme po përgatit një edicioni të ri të “Stinës së Riadit”, festivalit vjetor sportiv dhe argëtues, ku kryefjala mund të jetë një duel miqësor mes skuadrave të Messit dhe Ronaldos.

Inter Miami thuhet se është në bisedime me Arabinë Saudite për të marrë pjesë në këtë event, kështu që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të jenë sërish ballë për ballë. Për momentin nuk dihet data e ndeshjes së mundshme miqësore.Të dy u takuan gjithashtu në janar 2023, gjithashtu në Riad. Më pas, sauditët organizuan një duel mes Paris Saint-Germain-it, skuadrës së Messit në atë kohë dhe një ekipi të përbërë nga lojtarë të Al Hilal dhe Al Nassr, ku shfaqej edhe Cristiano Ronaldo.“Detaje të vogla mbeten për të parë një përballje historike mes Al Nassr, ku luan legjenda Ronaldo, dhe Messit, në Riad ”, pohojnë sauditët.Inter Miami aktualisht është në pushim. Skuadra e Lionel Messit përfundoi e 14-ta, e parafundit, në Konferencën Lindore të MLS-së, duke humbur kështu në “play-off”. Edicioni i ri i kampionatit do të nisë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit. Nga ana tjetër, Al Nasr është i dyti në kampionatin e Arabisë Saudite pas 13 raundeve me 31 pikë, katër pikë prapa liderit Al Hilal.