Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka bërë me dije se 3000 luftëtarë të tjerë të tij janë gati të shkojnë për të luftuar në Ukrainë, për t’iu bashkuar njësive të reja të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe Gardës Kombëtare Ruse.

Kadyrov, tha se këto forca të reja kanë për detyrë vetëm mbrojtjen kundër Ukrainës.

“Luftëtarët e përgatitur kanë pajisjet më të mira dhe armët moderne. Përveç kësaj, njerëzit e mi janë të motivuar për të dhënë rezultate”, siguroi udhëheqësi çeçen.

Në maj, Ramzan Kadyrov tha se Çeçenia, një republikë e Federatës Ruse, kishte dërguar 26.000 luftëtarë në Ukrainë që nga fillimi i vitit, megjithatë këto shifra nuk janë konfirmuar nga burime zyrtare.