Shqipëria po prek fundin në arsim. Këtë e dëshmon testimi ndërkombëtar në “Pisa 2022”, i cili vlerëson arritjet e nxënësve 15-vjecarë në lexim, matematikë dhe shkenca. 

Nga 80 vende pjesëmarrëse në testim, Shqipëria ka shënuar rënin më te madhe më botë, me 69 vende.

Referuar studimit ndërkombëtar , nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mestar të vendeve anëtare te organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, OECD. 

Rezultati “Pisa 2022”I shtyrë  me një vit për shkak të pandemisë dëshmon se nxënësit shqiptarë mangësitë më të mëdha i kanë në lëndën e matematikës.

Shqipëria ka rënë me 69 vende në Matematikë, ka humbur 47vende në lexim e po thuajse ne këto nivele edhe ne shkencë.

Sipas renditjes se “Pisa 2022” në këto tri kompetenca vendi ynë renditet krah Guatemales, Republikës Domenikane, Jordanise dhe Xhamajkes.

Pisa thekson se një tjetër faktor që mund të ketë  ndikuar negativisht në këtë rezultat për Shqipërinë  është tërmeti i vitit 2019.

Një pjesë e nxënësve të përzgjedhur nga Pisa ishin nga qarku i Tiranës dhe Durrësit. Ndërsa pandemia e koronavirusit dha efekte negative në mbarë botën duke rënie tek të gjitha vendet krahasuar me vitin 2018.

Testi ndërkombëtar i Pisas zhvillohet 1 herë në tre vjet mes nxënësve 15-vjeçarë nga i gjithë planeti. Dekadën e fundit, rezultatet më të mira ne testimin e Pisa-s, Shqipëria i ka arritur në 2015.