Kina ka emëruar Dong Jun si ministrin e saj të ri të Mbrojtjes, dy muaj pas shkarkimit të paraardhësit të tij. Dong, ish-komandant i marinës, merr detyrën e lënë nga nga Li Shangfu, i cili u pa për herë të fundit në publik në gusht.

Emërimi i Dong-ut u njoftua nga ligjvënësit kryesorë të Kinës në një takim të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor në Pekin të premten.

Masa vjen pas një sërë shkarkimesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë nga postet kryesore të vendit në fillim të këtij viti. Për shkarkimin e ish-ministrit ët Mbrojtjes dhe atë të ish-ministrit të Jashtëm në korrik nuk u dha asnjë arsye.

Të dy i mbajtën rolet për vetëm shtatë muaj. Shkarkime të tjera ndodhën gjithashtu këtë javë kur nëntë zyrtarë të lartë ushtarakë u hoqën nga Komiteti i Përhershëm.

Tre drejtues të firmave shtetërore të mbrojtjes raketore u hoqën gjithashtu nga organi më i lartë këshillues politik i Pekinit në fillim të kësaj jave, sipas medias shtetërore.

Disa analistë thonë se situata mund të nënkuptojë se aktualisht është duke ndodhur një spastrim i gjerë.