Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2 për qind këtë vit. Në raportin “Perspektiva Ekonomike Globale 2024” vlerësohet se në Rajon do të jetë Kosova vendi që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike me 3.9 për qind, ndjekur nga Shqipëria bashkë me Malin e Zi.  Këto pritshmëri janë më pesimiste se ato të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që pret se një zgjerim të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.7 për qind.

“Një shifër pre 3.2 për qind, në kushtet aktuale të zhvillimit kombëtar, rajonal dhe më gjerë, në rrafsh ndërkombëtar mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, pavarësisht se mbetet larg asaj që do të sillte zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, u shpreh eksperti Elvin Meka.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian dhe të ardhurat nga turizmi. Po sa vlejnë këto parashikime për Shqipërinë?

"Në rrugën e duhur për dekadën më të

“Shifra pre 3.2 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me s rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë ndërtimi dhe aktivitetet të pasurive të patundshme”, tha Meka.

“Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet”, thuhet në raportin që paralajmëron për “kohë të vështira” për të gjithë. Zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto në rang global parashikohet të ngadalësohet për të tretin vit radhazi, në 2.4 për qind nga 2.6 për qind vitin e sapo lënë pas.

“Ka një lloj ngadalësimi global që po ndikohet veçanërisht nga frenimi i ekonomive të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi eksperti.

Banka Botërore paralajmëron se përshkallëzimi i konflikteve aktuale në Europën Lindore, pushtimi rus në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme mund të përhapë në botë një falë të fortë, gati shkatërruese krize çmimesh.