Gjykata e Tiranës ka vendosur të zgjasë me 20 ditë të tjera masën e sigurisë “arrest në burg” për Jetnor Zhabolin, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre.

Afati i masës u zgjat për t’i dhënë kohë ekspertëve që do të verifikojnë gjendjen psikike të të dyshuarit.

Rreth tre javë më parë, pas arrestimit ndaj tij u caktua e njëjta masë me afat po 20-ditor. Në seancën e parë për caktimin e masës, avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri derisa të bëhet ekspertiza psikoligjore.

Vetë Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë, ku tha se e bëri një veprim të tillë “për t’u kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”.