Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në drejtim të sigurisë kibernetike dhe modernizimin e mëtejshëm e forcave të armatosura.

Gatishmërinë e shprehu i Ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Wisner në një takim me ministrin e Financave, Ervin Mete.

Në takim u firmos edhe marrëveshja e cila parashikon ndihmë financiare në rritje deri në vitin 2030.