Përgjatë të shtunës dhe të dielës së kaluar, Franca ka pritur raketat dhe dronët që Irani nisi drejt Izraelit.

Lajmin e konfirmoi presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shtoi se synimi kryesor është që të bëhet “gjithçka që të jetë e mundur për të shmangur një përballje” në Lindjen e Mesme.

“Kemi një bazë ajrore në Jordani. Hapësira ajrore jordaneze u cënua nga ky sulm. Ne ngritëm dy aeroplanë dhe pritëm në ajër raketat që i kishim dedektuar,” shtoi shefi i Élysée-së.

Sipas presidentit Macron, duke sulmuar Izraelin në tokën e tij, Izraeli “krijoi një çarje të madhe.”

“Ne do të bëjmë gjithçka për të shmangur ndezjen e konfliktit, dhe për këtë arsye do të përpiqemi të bindim Izraelin se nuk duhet të përgjigjet duke përshkallëzuar, por përkundrazi të izolojë Iranin, të arrijë të bindë vendet e rajonit se Irani është një rrezik, të rrisë sanksionet për të rritur presionin mbi aktivitetet bërthamore dhe më pas për të gjetur sërish rrugën e paqes në rajon.”

“Franca po flet me të gjitha vendet e rajonit. Po përpiqemi që të jemi një forcë ndërmjetësuese,” shtoi presidenti francez, i cili do të flasë sërish gjatë ditës së sotme me kryeministrin e Izraelit.

Megjithatë, sipas Macron, janë amerikanët ata që kanë një rol shumë të rëndësishëm për të “përmbajtur Iranin.