Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të Shkallës Rihter goditi brigjet e Haitit të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis du Sud, sipas mediave ndërkombëtare.
Banorët në kryeqytetin e Port-au-Prince ndjenë dridhjen dhe shumë prej tyre dolën në rrugë nga frika.
Tërmeti u ndje në 8:30 me orën lokale (13:30 sipas orës sonë në të gjithë vendin dhe dëmet materiale tashmë janë regjistruar në zonat e Jérémie dhe Les Cayes, sipas pamjeve të publikuara nga dëshmitarët.
Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha se “parashikohen valë të rrezikshme të cunamit” që arrijnë një deri në tre metra mbi nivelin e baticës të mundshme përgjatë bregdetit të Haitit.
Vendi i Karaibeve po rimëkëmbet nga një tërmet me magnitudë 7 ballë afër kryeqytetit 11 vjet më parë, që vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrafshoi ndërtesat, duke lënë shumë të pastrehë.