Fundi i luftës 20-vjeçare në Afganistan u shënua mbrëmë në mesnatë, pasi ushtari i fundit amerikan la tokën afgane. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar SHBA u tërhoq nga Afganistani, duke respektuar afatin e vendosur më 31 gusht.

Menjëherë pasi ushtarët amerikanë ikën, talebanët u futën në aeroportin e Kabulit, duke marrë nën kontroll edhe këtë të fundit, të vetmin që nuk e kishin.

Nabih Bulos, korrespondent i Los Angeles Times, ndoqi një ekip luftëtarësh talebanë teksa eksploruan atë që duket se ishte avion i lënë pas nga tërheqja e forcave amerikane.

“Ne jemi këtu me talebanët ndërsa ata hyjnë në atë që ishte vetëm pak minuta më parë ishte një pjesë e kontrolluar nga amerikanët e aeroportit ushtarak. Tani ata kanë marrë kontrollin,” thotë ai para kamerës.

Video të tjera të postuara gjithashtu treguan luftëtarët talebanë që gjuanin me mitralozët e tyre në qiell në shenjë feste, brohorisnin dhe pozonin për fotografi, dhe eksploronin pjesën tjetër të aeroportit. Gjithashtu në Kabul nuk munguan edhe fishekzjarret.