Horeca Expo Albania po zhvillon edicionin e saj të tetë prej datës 4 deri 6 Mars 2022 në Expo City Albania.

Për edicionin e 8-të pritshmëritë e HoReCa janë më të lartat që nga fillimi i saj. Mbi 130 kompani pjesëmarrëse nga Shqipëria.Gjithashtu pjesë e panairit të këtij viti do të jenë dhe kompani nga jashtë Shqiperie të cilat marrin pjesë në edicionin e  8-të.

Disa evente do të ndodhin në mënyre paralele gjatë Horeca 2022.

– Panairi Horeca
– Panairi i Paketimit dhe Teknologjisë
– Gara ndërkombëtare e kulinarisë Gastro Alb
– Degustimi i birrës i cili po nodh për herë të parë në Shqipëri

Aktiviteti zhvillohet në Expocity një ndër qëndrat më të mëdha të panaireve në rajon , me një strukturë te specializuar në organizimin e panaireve duke ofruar mundesitë më bashkëkohore në organizimin e evenimenteve. 

Ilirjana Bitri pjesëmarrëse në një prej stendave të bizneseve pjesëmarrëse rrëfen për News1.al : “ Mos mungoni në këtë event i cili sjell shumë ndihmë dhe zgjidhje për biznesin tuaj, duke ju siguruar një kohë të bukur dhe argëtuese “.