Ambasada e SHBA-së në Kiev ka bërë një denoncim të rëndë. Ambasada Amerikane ka ripublikuar një lajm nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, sipas të cilit forcat e armatosura ruse kanë çuar ilegalisht 2389 fëmijë ukrainas në Rusi nga provincat Donetsk dhe Luhansk.
Sipas ambasadës, fëmijët janë marrë me justifikimin e evakuimit, ndërsa theksohet se ky është një rrëmbim.
“Nuk është asistencë, është rrëmbim”, shkruajnë autoritetet amerikane.
Provincat Donetsk dhe Luhansk, në Donbass, janë selitë e dy republikave separatiste pro-ruse, të cilat nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar, por që kanë shpallur pavarësinë pak ditë para se Rusia të niste sulmet mbi Ukrainën.
According to the Ukrainian Foreign Ministry, Russian forces have illegally removed 2,389 Ukrainian children from Donetsk and Luhanks oblasts to Russia. This is not assistance. It is kidnapping.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 22, 2022