Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë të mundur arrestimin e një personazhi të njohur në botën e showbiz-it, Vali Corleone.  

Arrestimi i këtij personi të dyshuar është bërë pasi ka kanosur babain e tij. I arrestuarit në këtë rast është emri i njohur tashmë për organet e rendit, Vali Corleone.

Vali Corleone ishte arrestuar disa herë radhazi nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga ato për dhunë në familje.

Arrestohet një ndër personazhet më të njohur të

Njoftimi i policisë:

“Gjilan, 21.03.2022-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Vali Corleone është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it.Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin, ai u bë i njohur disa vite më parë për shkak të mënyrës se si jeton.

Jeta e tij luksoze dhe deklaratat e ndryshme që thoshte nëpër emisione bënë që Vali Corleone të kthehej në kryefjalën e mediave rozë.

Ai jeton në luks falë pasurisë së familjes së tij. Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.

Familja e tij ka shumë biznese dhe falë tyre Vali Corleone ka edhe badigard.Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani. Kujtojmë këtu se vetëm disa kohë më parë ai përzuri prindërit nga shtëpia për shkak të gjendjes së tij jo të mirë mendore e më pas prindërit e shtruan në spital psikiatrik.