Ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video ku Noizy i buzëqesh Bora Zemanit duke aluduar për një marrëdhënie romantike midis dyshes.

Por a është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën?

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Why Not”, Noizy tregon më shumë mbi raportin që ka me moderatoren.

Ai thotë se me Borën janë thjesht miq dhe se kishin rastisur në ditëlindjen e një shoqeje të përbashkët. Sipas Noizyt, nuk ekziston asgjë më shumë mes tyre, përveç raportit shoqëror.