Vëllai i madh i ka kërkuar secilit banor të tregojë një sekret në dhomën e rrëfimit që deri më tani nuk ja kanë treguar pjesës tjetër të banorëve dhe më pas do të kenë 24 orë të zbulojnë se cili sekret i përket çdo banori. Në kuadër të kësaj sfide banorët filluan të pyesin njëri tjetrin për të zbuluar diçka më tepër.

Në një bisedë mes Arbrit dhe Beniadës , Arbri e pyeti se cila ishte puna e parë që ajo ka bërë. Beniada ka treguar shpesh se nuk ka komplekse të flasë për jetën e saj dhe nuk hezitoi t’i përgjigjet pyetjes. Ajo tregoi se puna e saj e parë ka qenë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ka punuar bashkë me mamin e saj në një dyqan mishi si ndihmëse.