DJ Vin Veli, ish partneri i Bora Zemanit, në një intervistë për emisionin “N’Zoom”, përveç karrierës ka folur edhe për marrëdhënien me moderatoren e njohur. Ai dhe Bora Zemanit janë prindër të një djali, Arbori.

Duket se Bora ka vendosur të ruajë raportet me babin e djalit të saj pasi shpesh herë i kemi parë në evenimente të ndyshme me rëndësi për ta, si ditëlindja e birit të tyre apo ceremonitë e tij në shkollë. Madje Vini ishte i ftuar edhe në 30 vjetorin e Borës, që e festoi para pak ditësh.

Teksa u pyet për këtë çështje, edhe ai e pranon se me Borën ka marrëdhënie të mira dhe se me djalin takohet mjaft shpesh.

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”,-është shprehur Vini.