Shkodër – Digjen gjatë natës tre makina në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Burime policore thanë për noa.al se zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit duke gdhirë e shtuna.
Kanë qenë banorët që kanë njoftuar zjarrfikësit.
Deri në mbërritjen e zjarrfikësve, tre mjete u dogjën krejtësisht dhe një tjetër pjesërisht.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë policia po heton edhe zjarrvënien e qëllimshme.