123 shoferë mjetesh luksoze janë gjobitur nga policia rrugore në Tiranë pasi disa prej tyre kishin mangësi në dokumentacion. Të tjerë u ndaluan për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse.

Policia ka ndaluar mjetin tip “Benz” të blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit. Po ashtu janë ndaluar dy mjete të llojit “Lamborghini”, “Porsche” dhe “Ferrari”