Ka dështuar tentativa arratisjes të dy të burgosurve nga burgu 313. Kjo tentativë është ndërmarrë nga Arbër Çekaj i dënuar pak kohë më parë për sasinë rekord të drogës kapur në magazinën e tij në Maminas.

Burime thanë se personi i dytë është Fatmir Pjetri.

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushim e hyrjes së administratës.

Por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses. Ata tashmë do të përballen me akuzën e tentativës së lartimit nga vendi vuajtjes së dënimit.