Në Shtetet e Bashkuara, janë publikuar sot pamjet e kamerës në trup që kishte vendosur 18 vjeçari, i cili vrau 11 vetë dhe plagosi dy të tjerë, thuajse të gjithë me ngjyrë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi dje në Buffalo, Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pamjet duket i riu, Peyton Gentron, që ushtroi terror në supermarketin Top Markets duke lëshuar mori plumbash.

Fillimisht del nga makina dhe sapo sheh njerëz para supermarketit, hap zjarr. Më tej futet brenda dhe qëllon këto që i del para.

https://www.megatv.com/embed/?p=665347

Të gjitha këto pamje janë transmetuar live në rrjetin social Twich. Ndonëse pamjet më poshtë janë të censuruar, të bëjnë kujdes personat me ndjeshmëri të lartë.

https://www.megatv.com?p=665347