Përfshihen nga flakët një tragt në Filipine.

Sipas CNN, trageti “MV Mercraft 2” mori flakë pak para se të arrinte në portin e Real në provincën Quezon, rreth 60 kilometra (37 milje) në lindje të kryeqytetit Manila, Filipine.

Sipas rojës bregdetare pesë gra dhe dy burra kanë vdekur, ndërsa 120 pasagjerë kanë mundur të shpëtohen. Ndërkohë 23 prej tyre janë në spital duke marrë mjekim e duhur.

Roja bregdetare ka njoftuar gjithashtu se 7 persona janë të zhdukur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

Fotot e shpërndara nga roja bregdetare treguan njerëz me jelek shpëtimi që notonin në det në pritje të shpëtimtarëve, ndërsa disa u ndihmuan nga një anije mallrash në zonë.