Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, është fotografuar në një jaht luksoz me të dashurën e tij të re vetëm pak javë pasi u nda nga bashkëshortja e tij, me të cilën kishte 15 vite i lidhur.

Mediat gjermane raportojnë se 34-vjeçari ka nisur të takohet me Lena Wurzenberger, 30-vjeçaren e cila është gazetare sportive në Bild dhe mbulonte pikërisht skuadrën e Bayern.

Në fillim të këtij muaji, Nagelsmann, u nda nga bashkëshortja e tij Verena, me të cilën u martua në vitin 2018.

Pas bërjes publike së kësaj lidhje, Bild njoftoi se Lena Wurzenberger nuk do të mbulojë më Bayern, ndërsa rasti është komentuar edhe si skandal në Gjermani.