Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një pistë private për uljen e helikopterëve në Athinë. Mediat greke raportojnë se një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur në mënyrë tragjike, pasi ra në helikën e bishtit të një helikopteri.

Dy vëllezër britanikë kishin udhëtuar nga Mykonos në Athinë, ndërsa në momentin që ata zbritën në pistë, njëri prej tyre përfundon në helikën e helikopterit duke u masakruar për vdekje në sytë e vëllait të tij.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga piloti i helikopterit, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ndërsa dy punonjës të tjerë janë shoqëruar në polici për këtë rast.