Trajneri gjerman Thomas Tuchel ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga drejtimi i skuadrës së Chelseat.

Me anë të disa postime në Twitter, gjermani ka shkruar se për të është një nga momentet më të vështira.

“Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite. Jam i shkatërruar që rrugëtimi im te Chelsea ka marrë fund. Ky është klubi ku u ndjeva si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim. Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar ekipin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të mbeten me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.”

Pas shkarkimit, mediat angleze shkruan se një nga shkaqet mund të jetë bërë edhe shqiptari Armando Broja. Sipas tyre, Tuchel kishte kërkuar që ai të huazohej, ndërsa presidenti amerikan i rinovoi kontratën edhe për 6 vitet e ardhshme.