Janë rikthyer brenda një distance të shkurtër kohore alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, duke ngritur edhe njëherë në këmbë autoritetet e sigurisë së këtij vendi.

7 shkolla u evakuuan, mëngjesin e së mërkurës në Shkup, pas një alarmi për bombë që mbërriti në polici përmes një telefonate.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, shkruan Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Situata të ngjashme janë përsëritur shpeshherë në Shkup dhe pas kontrolleve ka rezultuar se alarmi i dhënë ka qenë fals.