Pas lajmeve të mëparshme për degën e mbyllur të Komercijalna bankës në Strugë dhe derën e dëmtuar të hyrjes, nga lexuesi ynë morëm informacion dhe një foto në raport, se në filialin ka rënë zjarr.

Në foto shihet se zjarri ka rënë pasdite pas mbylljes së degës. Ka intervenuar edhe zjarrfikësja nga Struga, e cila ka tentuar të thyejë derën e blinduar të hyrjes me çekiç të veçantë, por nuk ka mundur.

Se si është zgjidhur situata, nuk ka informacion nga institucionet kompetente