Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me marrëveshjen që do të nënshkruhet më 24 maj (dita kur festohen edukatoret sllave Kirili dhe Metodi) do të rregullojnë çështjet e hapura të historisë, bullgarët në Maqedoni, si dhe zhbllokimin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. – mëson NEWS1.AL nga burime diplomatike në Tiranë.

Siç mësohet, mbështetje për marrëveshjen do të japin disa vende perëndimore që kanë interes që Maqedonia të fillojë sa më shpejt negociatat për anëtarësim të plotë në BE.

Ky është një rast i jashtëzakonshëm për shkak të integrimit të SHQIPËRISË në BE, i cila lidhet me integrimin e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja që do të nënshkruhet më 24 maj do të zhbllokojë negocjatat për anëtarësim dhe integrim të Shqipërisë në BE.