SHBA- Hope Solo është 40-vjeç dhe ka rreth gjashtë vjet që është jashtë botës së futbollit. Në karrierën e saj të gjatë (përfshirë një sezon në Europë me Lyon në 2005), ajo mbrojti portën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 202 herë, me të cilat fitoi praktikisht gjithçka. Ish-portierja ka qenë gjithmonë që bënte zhurmë si brenda dhe jashtë fushës, por lajmet e fundit nuk janë aspak të këndshme. Ish-futbollistja është arrestuar në Karolinën e Veriut.

Hope Solo u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe duke kundërshtar forcat e policisë. Sipas asaj që shkruhej në raportin e uniformave blu, ish-futbollistja nuk ishte vetëm në makinë: në fakt, me të ishin edhe dy fëmijët e saj. Kur ajo u ndalua nga agjentët, 40-vjeçarja ishte në një parking jashtë Parkëay Village Circle në Ëinston-Salem, një qytet 100 kilometra larg Charlotte. Pas hetimeve, çështja u dërgua në burgun e qarkut Forsyth.

“Hope për momentin nuk mund të flasë për këtë situatë – tha avokati I saj për TMZ Sports – por ajo dëshiron që të gjithë ta dinë se fëmijët e saj janë jeta e saj, se ajo u lirua menjëherë dhe se tani ajo është në shtëpi me familjen e saj; se historia është më e ndërlikuar nga sa duket dhe nga akuzat që i janë bërë. Ajo vetëm pret mundësinë për të mbrojtur veten”. Një histori disi e errët. Sipas të gjitha gjasave, më shumë detaje do të zbulohen ditët në vijim.