Danielle Favatto, vajza e legjendës së Brazilit, Romario, është bërë pjesë e platformës “OnlyFans”, në të cilën pjesa më e madhe e materialeve janë me përmbajtje për të rritur.

Por nëse mendoni se dhe 25-vjeçarja do të postonte foto të tilla, atëherë gaboheni. Ajo sapo është bërë nënë dhe ka shpërndarë në këtë platformë foto gjatë shtatzënësi dhe materiale ku tregon eksperiencën e saj si nënë.

“Kam krijuar një profil në OnlyFans për të treguar përvojën time si një nënë e re. Mu duk një ide e shkëlqyer për ta bërë këtë gjë”, është shprehur Danielle.

Shumë përdorues kanë qenë entuziastë për këtë ide, pasi menduan se ishte bukur që e shpreh në këtë mënyrë mëmësinë. Të tjerë, megjithatë, kanë mbajtur qëndrim të kundërt.