Një 49 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një ndërtese.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Kavajë.

Policia thotë se dyshohet se burri vuante nga depresioni.

“Në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni”, tha policia.

Fenomeni i vetëvrasjeve është kthyer kohët e fundit në një fenomen shqetësues për shoqërinë, teksa rastet po përsëriten.