Jeta e një vajze në moshë ende të mitur u shua sot pasi mori plumba të një arme zjarri në rrethana që po hetohen.

Tragjedia ndodhi para pak minutash në Velipojë, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Në orën 16:05, është paraqitur në spital e plagosur me armë gjahu çifte, shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe, banuese në fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër.

Para pak minutash, vogëlushja ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.