Një vajzë e re ka tentuar që ti japë fund jetës së saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 21-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

E reja është dërguar në gjendje të rëndë te spitali i Traumës, ndërsa mjekët thonë se situata e saj është serioze.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.