Ardit Gjebrea infektohet me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti dhe moderatori nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai tregon se gjendja e tij aktualisht ndodhet e mirë dhe se ka temperaturë vetëm pak më të lartë se normalja.

Arditi ka treguar se do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi deri në shërimin e plotë të tij.

Po ashtu,  ‘E Diela Shqiptare” këtë herë do të zhvillohet nga shtëpia.

“Dita e dytë- pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç-mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkroi Ardit Gjebrea.