Spitalet po mbushen, ndërsa prej 10 ditësh vetëm një skaner është në dispzoicion të të sëmurëve.

Nga situata e fundit epidemiologjike, mësohet se në spitalet COVID-1 dhe COVID-2 ka rreth 70 urgjenca ditore.

Kapaciteti i shtretërve në 4 spitalet mund të shkojë nga 550 deri në 600 të tillë.

Ndërkohë, që ato po mbushen, prej më shumë se 10 ditësh skaneri i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’  vazhdon të jetë i prishur. Të gjitha rastet referohen COVID-1, ose tek Infektivi.

Në të gjitha spitalet rajonale të vendit ka edhe rreth 20 pacientë të shtruar me koronavirus, që marrin trajtim.

Nga të dhënat e 24 orëve të fundit të Ministrisë së Shëndetësise, në vendin tonë janë shënuar 1,143 raste të reja nha 4.083 të infektuar. Të shëruar në 24 orë ishin 683, ndërsa të shtruar në spitale 483 pacientë. Humbën jetën në 24 orë 15 pacientë, 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi, 1 nga Vlora, 1 nga Fieri, 1 nga Patosi, 1 nga Elbasani, 1 nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç.