Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot për herë të parë nënshkroi marrëveshjen kolektive me të cilën rregullohet statusi, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve që janë të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomia e Ujërave.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje morën pjesë edhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Peco Grujovski, Kryetari i Sindikatës në MBPEU, Aleksandar Dilje dhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur, Nikola Gagovski.
“Për herë të parë do të rregullohen sistematikisht të drejtat dhe detyrimet për të ardhurat personale të zyrtarëve të autorizuar në Policinë Pyjore. Poashtu, për herë të parë, do të rregullohet edhe e drejta për të marrë shtesë në vlerë prej 30% për komponentë, nivel ky për nëpunësit e autorizuar për shkak të llojit, natyrës dhe kompleksitetit të punës së kryer, si dhe peshës dhe kushteve të veçanta nën të cilat kryhen ato. Kjo marrëveshje kolektive rregullon të drejtën e kompensimit për autorizim shtesë si dhe rregullimin e kompensimit për punë në komisione që janë jashtë përshkrimit të vendit të punës për të gjithë të punësuarit në ministri.”- tha Ministri Hoxha.
Marrëveshja kolektive do të përmirësojë të drejtat e të punësurëve në ministri, por në të njëjtën kohë do të sigurojë efikasitet dhe motivim më të madh në kryerjen e përgjegjësive të punës së përditshme.
MBPEU dhe Qeveria e RMV së bashku edhe në kushtet e pandemisë globale po bëjnë përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet e punës në këtë institucion, në veçanti kjo marrëveshje kolektive të shërbejë si motiv shtesë në luftën e pakompromis të Policisë Pyjore kundër krimit në prerjen e paligjshme të pyejeve.