Është identifikuar personi që u gjet sot pa jetë në Liqenin e Pogradecit.

Mësohet se ai është Sotiraq Ilo, një i moshuar që kishte humbur kontaktet me familjen prej mëngjesit të kësaj të diele.

Trupi i tij u gjet në vendin e quajtur ‘’Ura e qytetit’’, dhe nuk janë vënë re shenja dhune.

Një hetim ka nisur për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.