Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka deklaruar se në kohë pandemie, qeveria duhet të pranojë edhe mendimet e personave që vijnë nga kahe të tjera politike që janë ekspertë të fushës, në të mirë të vendit.

Malaj e ka kaluar vetë Covid 19, jo pa vështirësi dhe thotë se nga përvoja e saj personale, është përballur me mjek familjeje, që sipas saj nuk kanë ditur t’i japin kurën e nevojshme.

“Edhe në fillimet e pandemisë kur të gjithë ishim të paditur, kemi dhënë mendime dhe nuk është e vërtetë që nuk na i kanë marrë mendimet, por problemi është pse ne nuk e trajtojmë problemin jo si të idnividëve, por të familjeve dhe nevojës që kanë qytetarët”, – thotë ajo në “Abc news”.

Ish-deputetja, pohon se në raste emergjence, i është drejtuar profesionistëve si mjeku Pëllumb Pipero, duke përfituar dhe nga miqësia.

“Se në fund të ditës të gjithë flasim për të afërmit kur t’i lëngon te krevati dhe mjeku i familjes nuk di si të ofrohet, nuk di si të të japë kurën, këtë e kam rast personal, nuk e kam të dëgjuar, ti shyqyr që njeh Piperon që e ke mik ta marrësh në telefon dhe të realizosh shërbimin”, – shpjegoi Malaj.