Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur këtë të diel ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Ka qenë bashkëshortja e tij, Aurela Basha e cila ka publikuar foton në Intagram, ku kreu i demokratëve shfaqet duke drejtuar makinën.

“Një pasdite të këndshme të gjithëve”, shkruan Aurela krahas fotos.

Kujtojmë se Aurela publikon vazhdimisht foto të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregon anën tjetër të Lulzim Bashës, atë të familjarit. Më e fundit ishte kryedemokrati duke gatuar në kuzhinën e banesës së tyre.