Ardit Gjebrea nuk i shpëtoi koronavirusit dhe për këtë arsye ju desh që për 2 javë të izolohej në shtëpi.

Gjatë kësaj kohe vendin e tij në “E Diela Shqiptare”, e zunë disa figura shumë të njohura si Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj.

Secili prej tyre prezantoi nga një rubrikë, por ajo që e surprizoi më tepër publikun ishte Marsela, duke qenë se Enkeli dhe Gentiani kishin eksperienca në moderim.

Këngëtarja e kaloi me sukses provën dhe publiku i ka kërkuar që të jetë më shpesh prezente në ekran.

Edhe të dielën e sotme ajo prezantoi dy rubrika “Gjysma ime” dhe “Ka një mesazh për ty”.

Pavarësisht se Arditi e fitoi betejën me Covid-19, ai nuk është kthyer ende në program, sepse i duhet të rikuperohet plotësisht.

Sot ai duket se është emocionuar shumë nga rubrika “Ka një mesazh për ty” dhe i është drejtuar Marselës me një mesazh shumë të thjeshtë, por domethënës.

“Faleminderit për emocionet”, ka shkruar Arditi, duke etiketuar në postim Marselën.