Rudina Dembacaj dhe Marku po shijojnë pushimet në Capri, Itali e me këtë rast po festojnë edhe ditëlindjen e moderatores. Përmes një videoje Rudina ka falenderuar të gjithë për urimet dhe ka treguar se Marku po i kalon pushimet me gruan, shokun dhe dashnoren.

Mark Froku për pushime me gruan, shokun dhe dashnoren!

E nëse pyesni veten si ka mundësi, të tre jamë vetë ka thënë Rudina.
“Gruaja jam unë që i them mos pi më, shoku jam unë që i tregoj çdo lloj pjeshke të bukur që lëviz nëpër ishull dhe gjithashtu dashnorja jam unë”-shprehet Rudina e njohur për videot e saj komike në rrjetet sociale.