Fjolla Morina është krahasuar shpeshherë me yllin me famë botërore, Kim Kardashian. Fansat kanë vërë në pah tiparet që bëjnë të duken si Kardashian. Madje, ajo ka realizuar dhe foto të njëjta duke bërë që ngjashmëria të jetë dhe më e madhe. Vetë Fjolla duket se nuk e ka problem kur e krahasojnë me Kim.

Kur u pyet pak kohë më parë, ajo tha: “Unë nuk mendoj se kam shumë ngjashmëri me të, por nuk më pengon krahasimi, sepse është një vajzë tepër e bukur”. Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja ka realizuar disa foto të tjera e veshur njësoj si Kardashian pak ditë më parë.