Reperi shumë i dashur nga vajzat, Ledri Vula është përballur me një situatë të sikletshme, teksa ishte duke performuar “live” në një koncert.

Disa pamje po qarkullojnë në rrjet teksa një vajzë i ka hedhur të brendshmet reperit në skenë. Ai e ka marrë me sportivitet këtë situatë të sikletshme, duke i çuar të brendshmet tek DJ për të vazhduar performancën.

Kjo nuk është hera e parë që Ledri përballet me një situatë të tillë pasi edhe në një koncert para pak kohësh dikush ia hodhi reçipetat. Artisti veproi po njësoj, duke i larguar nga skena.