Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigur deklaratave të Kryeministrit Rama, duke i kërkuar këtij të fundit të presë deri nesër.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën znj. Kryemadhi, apo se çfarë do të bëjë publike.

Më herët Kryeministri Rama tha se është shumë e qartë që ka një plan për të lidhur Lulzim Bashën me zinxhirët e Monika Kryemadhit, për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.