Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Në një postim në rrjetet sociale, Von der Leyen shprehet e lumtur për këtë takim, ndërsa thotë se shpreson ta vizitojë Shqipërinë së shpejti.

Presidentja e KE thekson se pozicioni i tyre është i qartë dhe se negociatat duhet të fillojnë pasi e ardhmja e Shqipërisë është Europa.

“E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e Bashkimit Evropian për rindërtimin pas tërmetit dhe për përballimin e pandeminë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Evropian dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo në postimin e saj.