Epidemiologu Ilir Alimehmeti foli për situatën e koronavirusit në vend. Alimehmeti u shpreh se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të lehta. Duke iu referuar disa studimeve, epidemiologu theksoi se kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë.

Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.”, u shpreh mjeku.

Ndërkohë, i pyetur se si pritet të vijojë situata me rritjen e temperaturave, epidemiologu theksoi se mund të ketë një ulje të rasteve. “Nëse jemi në këtë situatë me të njëjtat masa, moti i mirë është në favorin tonë, së pari imuniteti është më i lartë, vetë virusi gjen më pak veten në temperaturë dhe lagështi më të lartë, por ajo që ne dalim nga ambientet e mbyllura dhe hapemi në natyrë dhe risku i transmetimit është tejet i vogël, largohemi dhe dendësia e popullatës bie.”, shtoi mjeku.