Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prevezë, qytetin çam, i cili aktualisht ndodhet nën Greqi.

Mediat lokale raportojnë se peshkatarët kanë nxjerrë nga deti jon një peshk ton me peshë 130 kilogram.

Eshtë një shans për peshkatarët e zonës që u vjen rrallë në jetë pasi maksimumi i peshës që kap peshku ton është 250 kilogram dhe për më tepër, zona nuk shquhet për këtë lloj peshku.

Peshku ton qendron zakonisht në ujërat e thella të oqeaneve, por në muajt maj-qershor afrohet në ujërat e cekëta.