Tea dhe Bearti bënë bujë me lidhjen e tyre.

Kjo për faktin se  ajo pati lidhje më parë me Andin në “Përputhen” dhe krijoi dyshime nëse ajo kishte qenë ndonjëherë e vërtetë apo jo.

Tea vendosi që për herë të parë të fliste publikisht për Beartin dhe Andin.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi versionin e saj të ngjarjes ku historia e dashurisë me Beartin kishte nisur kohë më parë, që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen”.

“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë”, u shpreh Tea.

Tea në vazhdim tregoi se jeta e saj vazhdon të jetë po njësoj pavarësisht ndodhive, madje ajo shtoi: “Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem.”

Në fund të intervistës Tea rrëfeu se nuk kishte në plan që t’i rikthehej botës së televizionit.